Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje ka ndodhur sot rreth orës 21:00 në aksin rrugor Bulqizë-fshati Peladhi.

Policia e Bulqizës njofton se shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip ‘Foristrade’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka mbetur e vdekur pasagjerja me iniciale M.Z (bashkëshortja e drejtuesit të mjetit) ndërkohë që 4 pasagjerët e tjerë dhe shoferi i makinës janë transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip ‘Foristrade’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërsa shtetasja M.Z., ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.