Një aksident me vdekje është regjistruar para pak minutash në Durrës.
Përplasja tragjike ka ndodhur në aksin Sukth-Maminas, në rrugën dytësore.
Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një të moshuar, që dyshohet të jetë rreth 80 vjeç, por nuk dihet ende identiteti i tij.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.





