Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari ka ndodhur ditën e djeshme në Durrës.

Në rrugën Shkozet-Shijak, përballë një karburanti, shtetasi Dh.V, vjeç 55, banues në Durrës, duke lëvizur me biçikletë, është aksidentuar për vdekje, nga një mjet.

Policia thotë se mjeti pasi e ka përplasur viktimën, është larguar nga vendi i ngjarjes për të mos u diktuar nga ndonjë person.

Fatkeqësisht përplasja ka rezultuar fatale për 55-vjeçarin.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit dhe po punon gjithashtu për identifikimin dhe kapjen e autorit.