Një aksident me vdekje u regjistrua mbrëmjen e djeshme në fshatin Bilalas të Durrësit, ku humbi jetën një 32-vjeçar.

Ka qenë shtetasi S.L. 46 vjeç i cili po drejtonte makinën kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga, e si pasojë u plagos rëndë pasagjeri.

Policia e Durrësit informon se i plagosuri humbi jetë në spitalin e Traumës, ndërsa u arrestua shoferi i makinës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 46 vjeç, banues në fshatin Rubjekë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bilalas, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Gj. Gj., 32 vjeç, banues në Shijak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.