Një aksident automobilistik ka ndodhur në Labinot Fushë të Elbasanit, me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur.

Shoferi ka humbur drejtimin mbi mjetin dhe doli nga rruga duke u përmbysur.

Identiteti i viktimës dhe të plagosurve nuk dihet ende. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet.