Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur në Elbasan.

Ditën e djeshme E. H., 41 vjeç, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin H. M., 94 vjeç, këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Qemal Stafa”, ku si pasojë i moshuari ka humbur jetën në spital.