Një 64-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti pasditen e kësaj të shtune.

Ngjarja është regjistruar në aksin Fier-Pishporo, teksa 64-vjeçari po udhëtonte me motor.

Policia njofton: Sot më datë 29.06.2024, rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D..

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.