Një aksident me pasojë vdekjen e një motoristi 32-vjeçar ka ndodhur rreth orës 3:50 të mëngjesit tek rrethrrotullimi i Golemit

Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar një 58-vjeçar, i cili ishte personi që përplasi me makinë motoristin.

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë për vepren penale ”Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” i shtetasit G.Z., 58 vjeç, pasi rreth orës 03:50 tek rrethrotullimi i Golemit ka aksidentuar motorrin me drejtues shtetasin E.K., 32 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.