Një 20-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Ksamil, në zonën e njohur si “Pema e Thatë”.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është Antonio Mateli, rreth 20 vjeç, banues në Ksamil, i cili drejtonte një furgon. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra nga aksidenti.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat nisën veprimet hetimore për të dokumentuar aksidentin dhe për të zbardhur rrethanat në të cilat ai ndodhi.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje mbi dinamikën e aksidentit pas përfundimit të hetimeve paraprake.