Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë – Lushnje afër fshatit Dushk.

Një automjet tip “Benz’’ ka përplasur për vdekje një 60-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë.

“Sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor Rrogozhinë –Lushnje, në afersi të fshatit Dushk, shtetasi E. B. duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin L. Sh., 60 vjeç, banues në Lushnje, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.