Tiranë, 4 maj 2014 – Një person ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një automjet mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në aksin Paskuqan-Tufinë rreth orës 21:40. Policia bën me dije se viktima është rreth 60 vjeç por identiteti ende nuk bëhet me dije. 

60-vjeçari është përplasur nga një automjet teksa ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Blutë e kryeqytetit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/