Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Kastriotët”.

Mësohet se një kamion ka përplasur 32-vjeçarin Olsi. D.

NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.