Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë në aksin rrugor Vlorë-Orikum.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 08:40, kur shtetasi K. M., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç.

Ky i fundit, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.