Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur këtë të enjte në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.

Nga informacionet e para, dyshohet që shkak i ngjarjes të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën ka qenë duke lëvizur viktima. Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit në fshatin Shtoj i ri.

Policia sqaron se "Automjeti tip 'Opel Corsa' me targë AA 615 NP ka dalë nga rruga si shkak i shpejtësisë tej normave të lejuara".

Viktimë ka mbetur drejtuesi i mjetit, shtetasi Florian Colaj, 22 vjeç nga Kopliku.

Policia në vendngjarje po heton për të zbardhur shkaqet.