Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Në një njoftim zyrtar, policia e Durrësit raporton se “një automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur me një ciklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje“.

Njoftimi i plotë:

Kavajë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, një automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur me një ciklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesja e automjetit shtetasja I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.