Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën një i moshuar pasi u përplas nga makina në lagjen nr. 4 te rruga paralel me portin.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e një dite më parë (25 qershor), ndërkohë që policia njofton sot se ka arrestuar drejtuesin e automjetit, një 26-vjeçar nga Rrashbulli.


Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. P., 26 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, pasi në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Q. L., 80 vjeç, banues në Durrës, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.