Aksident me vdekje në fshatin Karjan, zetori zë poshtë 59-vjeçarin dhe si pasojë humb jetën.
“Në datën 10.06.2023, rreth orës 20:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi K. S., 59 vjeç, duke udhëtuar me mjetin zetor në rrugën rurale të fshatit Karjan, mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin K. S., i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.





