Dy avionë pasagjerësh u përplasën sot në aeroportin New Chitose në veri të Japonisë, vetëm disa ditë pasi dy avionë të tjerë u përplasën dhe shpërthyen në flakë në shtetin aziatik.

Përplasja, e cila ndodhi rreth orës 17:30 me orën lokale, përfshiu dy avionë të Korean Air dhe Cathay Pacific, sipas NHK, duke cituar të ketë thënë operatori Hokkaido Airports.

Sakaq, nuk raportohet që nga përplasja të ketë pasur viktima, por vetëm dëme materiale.

Sipas raportimit aksidenti ndodhi kur avioni i Korean Air po përgatitej për ngritje, ndërsa mjeti tjetër fluturues ishte i parkuar në pistë.