Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të vendit të quajtur “4 rrugët e Shijakut”.

Sipas videos të siguruar nga “DurrësLajm“, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanalin anës rrugës.

Në vendngjarje ndodhen forcat policore e grupi hetimor dhe po vijon puna për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.