Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Rinas-Kashar. Raportohet se tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur rëndë gjashtë persona.
Ngjarja është shënuar në aksin Rinas-Kashar, në afërsi të urës së Tiranës, ndërsa të plagosurit janë dërguar te Spitali Ushtarak, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Si pasojë, është bllokuar dhe qarkullimi në aksin Rinas-Kashar.





