Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në aksin rrugor Bajram Curri-Qafë Morinë. Si pasojë ka ndërruar jetë shoferi dhe është plagosur pasagjeri.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në vendin e quajtur Kasaj. Mjeti i drejtuar nga 34-vjeçari ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Fatkeqësisht shoferi nuk iu ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Pasagjeri në mjet ka mbetur i plagosur ndërsa mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Tropojë / Informacion paraprak. Rreth orës 19:30, në aksin rrugor “Bajram Curri – Qafë Morinë”, në vendin e quajtur Kasaj, automjeti me drejtues shtetasin I. K., 34 vjeç, banues në Tropojë, i cili udhëtonte së bashku me shtetasin R. D., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe, për pasojë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit, ndërsa pasagjeri po merr asistencë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.