MILOT, 23 shtator 2013 – Një person gjeti vdekjen ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur, në një aksident, që ndodhi në hyrje të rrugës së Kombit rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

Kater automjete që udhëtonin në segmentin Durrës-Kukës, u përplasën njëra me tjetrën, pas një parakalimi të gabuar të një mjeti Fiat “Punto”.

Sipas dëshmitarëve, automjeti që shkaktoi aksidentin, u përplas fillimisht me një automjet tip “Benz” dhe më pas në aksident u përfshinë edhe tre makina të tjera.

Tre të lënduarit janë aktualisht jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që të plagosurit më rëndë janë dërguar për kurim në Spitalin Ushtarak në Tiranë.