Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Elbasan-Rrogozhinë”, në fshatin Karinë.

Automjeti me drejtues 57-vjeçarin me iniciale S. S., banues në Elbasan, është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.

Nga përplasja drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.