Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, e, pasojë 3 të plagosur.
“Rreth orës 08:30, në fshatin Mamël, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues 56-vjeçarin me inicialet Xh.B., banues në fshatin Mamël, Elbasan, është përplasur me mjetin tip ” Ford”, me drejtues 33-vjeçarin me inicialet A.B., banues në Elbasan”, njofton policia.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasit S.B., dhe O.B., të cilët ishin pasagjerët në mjetin tip “Volkswagen ” gjithashtu është plagosur edhe drejtuesi i mjetit “Ford”, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.





