Një aksident i rende ka ndodhu mbrëmjen e sotme ne aksin Fier-Seman në fshatin Hoxhare.
Një automjet tip BMW ka goditur nga pas një karrocë me kafshë. Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i makinës dhe një banor i zonës rreth 70-vjeç i cili udhëtonte me karrocë.
Të dy të plagosurit janë dërguar me urgjence në spitalin rajonal fier.
Në vendngjarje ka mbërritur policia që po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rregullimin e trafikut.