Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve një person ka mbetur i plagosur.
Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të Borizanës, ndërkohë që Policia e cila ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Ka mbërritur dhe ambulanca, por i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital pasi ka marrë dëmtime serioze, por raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.





