Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, ku janë përplasur dy automjete.

Të lënduar kanë mbetur dy pasagjerët në mjetin tip “Opel” dhe shtetase  V. H., 27-vjeçe dhe A. H.,  21-vjeçe pasagjerë në mjetin tip “Benz”, të cilët kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spital.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak 

Më datë 13.06.2021, në orën 08:55, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, shtetasi A. V., duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues A. D., e për pasojë janë lënduar 2 pasagjer në mjetin tip “Opel” dhe shtetaset V. H., 27 vjeçe dhe A. H.,  21 vjeçe pasagjerenë mjetin tip “Benz”, të cilët kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.