Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në kthesën për tek Ura e Hormovës. Mendohet se automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në rrjedhën e lumit Drino, duke rënë nga një lartësi mbi 15 metra.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe autoambulanca. Fatmirësisht raportohet se shoferi dhe pasagjeri që kanë qenë në makinë kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjet e plotë të shkaqeve të aksidentit.