Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Kavajë-Durrës”. Sipas informacioneve të policië, janë përplasur një kamionçinë me një automjet dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i këtij të fundit.
“Rreth orës 09:00, në aksin rrugor “Kavajë-Durrës”, kamionçina me drejtues shtetasin L. R., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. C.
Nga përplasja është dëmtuar shtetasi A. C., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.