Një e moshuar ka mbërritur e plagosur në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës.
Ajo dyshohet të jetë përplasur nga një automjet në superstradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të ishull Shëngjinit.
Gruaja rreth 70 vjeçe po merr mjekim një spital, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për identifikimin e makinës që mund ta ketë përplasur të moshuarën.





