TIRANË, 30 mars 2013– Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkdoër. 

Nga hetimet paraprake mësohet se një makinë tip me targa AA 381 DX ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri që udhëtonin në të njëjtën makinë. 

Ende nuk dihet identiteti i personave ndërkohë që i plagosuri është dërguar menjëherë në spital.