Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Berat. Mësohet se mjeti ka përfunduar në kanalin anash rrugës, duke u kthyer përmbys.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit, e moshës 25-vjeçare. Drejtuesja e mjetit është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentin. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë.