Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Fier.
Makina ka përplasur një 74-vjeçar që udhëtonte me biçikletë në korsinë e autostradës.
I plagosuri është nisur me urgjencë në spitalin e Fierit.
Në vendngjarje ka mbërritur policia për lirimin e trafikut dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.