LUSHNJE, 2 qershor 2013 – Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 35-vjeçari mbrëmjen e sotme.
Aksidenti ndodhi në aksin Lushnjë – Rrogozhinë.
Sipas policisë, një makinë ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe e prej së cilës ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Beqir Boci nga Elbasani.
35-vjeçari humbi jetën gjatë kohës që po transportohej në spital.
Makina e tij kishte targa EL 8424 B.





