Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Maliq-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë. Një automjet ka përplasur një motor, ku po udhëtonin dy persona, duke i lënë të plagosur rëndë.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në motor ndodheshin nënë e biri, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital për shkak të gjendjes së tyre të rënduar shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht, dyshohet se përplasja është shkaktuar nga pakujdesia në drejtim dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjendja e të plagosurve mbetet kritike, ndërsa autoritetet bëjnë apel për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë segment rrugor.