Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Gjocaj.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete. Tre të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.
Informacioni paraprak policor:
Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjocaj” Peqin, janë përplasur dy mjete dhe si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë dërguar në spitalin e Peqinit, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.





