Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:00 në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Rrogozhinë, në fshatin Karinë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Të lënduarit raportohet se janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Peqinit.

Siç shihet edhe në foto, pas përplasjes mes tyre, automjetet kanë dalë jashtë rruge, ndërsa duket edhe dëmet materiale.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.