Një aksident ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve dhe tre pasagjerë, të cilët ndodhen në spital për të marrë kujdesin mjekësor.
Ndërkaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve.
“Rreth orës 12:00, në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I. R. është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. G. Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë në automjetin tip “Volkswagen”, të cilët po marrin mjekim në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit,” njofton Policia e Pogradecit.