Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në rrugën dytësore përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.

Ngjarja është raportuar nga “Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore”. Sipas saj, një automjet tip BMW është përplasur me një kamionçinë.

Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia, teksa nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.