Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 14.30 në autostradën Tiranë – Durrës. Një automjet është përplasur me një motor dhe për pasojë drejtuesi i motorit ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital.
Burime policore bëjnë të ditur, se fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, siç duket edhe në pamjet filmike që po publikon DurrësLajm, në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Në këtë aks është krijuar trafik në afërsi të vendit, ku ndodhi aksidenti.
Kujtojmë se po në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, dy netë më parë, një këmbësor humbi jetën, pasi u përplas nga një kamion, drejtuesi i të cilit u arrestua nga policia.





