Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të fshatit Xhafzotaj.
Nga aksidenti ka gjetur vdekjen një këmbësor i seksit mashkull, i cili nuk është identifikuar ende.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, viktima ka tentuar të kalojë rrugën duke kapërcyer trafik-ndarësen dhe si pasojë e përplasjes me një mjet tip "Benz" me targa AA 210 JI, ka ndërruar jetë menjëherë. Ndërsa drejtuesi i "Benz"-it, shtetasi Orges Sina, është shoqëruar në komisariat.
Në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve.