2 automjete janë përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës.

Përplasja është regjistruar në afërsi të Vorës dhe ka qenë aq e fortë sa automjetet kanë tejkaluar trafik-ndarësen dhe kanë përfunduar në korsinë tjetër.

Ende nuk ka detaje për rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti, apo nëse ka të lënduar, por siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga “DurrësLajm” ka dëme të shumta materiale.