Dy makina u përplasën sot mes tyre në afërsi të “Urës së Limuthit”, në autostradën Tiranë-Durrës.
Dy persona mbetën të plagosur, njëri prej të cilëve, shoferi i njërit prej mjeteve ndërroi jetë rrugës për në spital.
Ky aksident shkaktoi bllokimin për një kohë të gjatë të autostradës, edhe nga krahu Durrës-Tiranë.