Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme në njerëz.

Siç shihet dhe në foton, një mjet fuoristradë e tipit “Ford” ka goditur nga mbrapa një “Benz” gri “E class” duke iu futur poshtë shasisë.

Ndërkohë dy shoferët kanë dalë jashtë makinave dhe po bisedojnë për tu sqaruar.