Dy automjete janë përplasur mëngjesin e kësaj të marte në autostradën Durrës – Tiranë.

Aksidenti u regjistrua në afërsi të mbikalimit të ShënVlashit, ku dy mjetet e përfshira në këtë aksident janë një mjet tip “Wolksvagen” dhe një tjetër tip “Benz”.

Përplasja ka rezultuar e fuqishme dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale në të dyja makinat.

Ndërkohë, nuk dihet ende nëse kanë mbetur persona të lënduar.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve.

S.L.