Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të Sukthit.
“DurrësLajm” mëson se në aksident janë përfshirë 2 makina, ndërsa shkak i përplasjes, sipas informacioneve paraprake, është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e njërit prej drejtuesve.
Burime nga blutë e Durrësit bëjnë me dije sa nga përplasja ka vetëm dëme materiale.
Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në këtë aks, ndërkohë që siç duket nga pamjet e siguruara nga “DurrësLajm” policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.





