Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 17.00 në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të Vorës.

Dy automjete janë përfshirë në aksident dhe sipas dëshmitarëve që raportojnë për DurrësLajm, njëri prej tyre është përmbysur në anë të rrugës.

Paraprakisht raportohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.