TIRANE – Një 50-vjeçar ka humbur jetën, pasi u përplas nga një automjet në autostradën Durrës-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, pranë mbikalimit të serave.
Burime nga policia bëjnë të ditur se 50-vjeçari Avni Muka ishte duke kaluar trafik-ndarësen kur është përplasur për vdekje nga një makinë, e cila është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë policia mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur punën për identifikimin e drejtuesit të mjetit që kreu aksidentin.





