Shtetasi me iniciale O. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka goditur barrierat mbrojtëse të rrugës.

Burime bëjnë me dije se mjeti ka një qenë furgon mallrash dhe se nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë që i bllokuar ka mbetur një krah i autostradës Fier-Tiranë.

Sakaq, deri më tani dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

Në vendngjarje kanë shkruar menjëherë ambulanca dhe autoritetet përkatëse të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.