Një aksident ku janë përfshirë 5 automjete ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Fotoja është publikuar nga “Jeta Osh Qef” dhe tregon se si aksidente të tilla ndodhin kur nuk respektohet distanca mes mjeteve.

5 automjetet janë ngjeshur njeri me tjetrin, pasi afërsia e madhe mes tyre nuk I ka mundësuar shoferëve të frenojnë në kohë për të shmangur përplasjen.

Për fat të paktën pati veç dëme materiale e jo të lënduar.